Fjalë Kyçe

Tahiri thotë se liberalizimi i vizave është punë e kryer

Tahiri thotë se liberalizimi i vizave është punë e kryer

Abelard Tahiri, ministër në detyrë i Drejtësisë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shpjegon se gjatë kohës sa ka qeverisur ai, sektori i drejtësisë ka shënuar progres. Ai madje ka thënë se edhe çështja e vizave ka marr fund.

“Çështja e vizave ka marr fund. Komisioni evropian ka raportuar se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave. Ne kemi prezantuar raportin, 95 kriteret kanë qenë të përmbushura. Prandaj edhe sot përfaqësuesi i Gjermanisë nuk e përmendi si kriteri sundimin e ligjit për liberalizimin e vizave. A do të kemi angazhim edhe më tutje sigurisht që do të kemi, tha ai në emisionin Debat.Ministri Tahiri foli edhe për rritjen e pagave, sipas tij, ato janë rritur dukshëm për prokurorët dhe gjyqtarët.