Fjalë Kyçe

Tahiri: U dëgjua zëri për ndryshim, shihemi në fitore!

Tahiri: U dëgjua zëri për ndryshim, shihemi në fitore!

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka reaguar pas fitores së Lumir Abdixhikut për të udhëhequr këtë subjekt politik.

Xahfer Tahiri pati shprehur edhe më herët mbështetjen e tij për Abdixhikun, për të drejtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tahiri tashmë ka uruar Lumir Abdixhikun, duke thënë se u dëgjua zëri për ndryshim, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se është krenar që dega e tij ishte e para që ngriti zërin për ndryshim, duke theksuar se bashkë do ta kthejnë LDK-në ku e ka vendin.

Postimi i plotë:

Të nderuar aktivist të LDK në Vushtrri e Kosovë,

Nga sot kryetar i LDK është Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. U ndegjua zëri juaj për ndryshim.

Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim!

Bashkë do të kthejme LDK ku e ka vendin

Shihemi në fitore!