Zona të shumta të vendit u përballen më vërshime të cilat erdhën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve që lamë pas.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bëri të ditur se Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendja është rënduar te shumë familjarë dhe banorë në pjesën e qytetit, afër këtij lumi.
Tahiri tha se ekipet emergjente mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët.
“Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani. Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit të banorëve”, tha ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica!
Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.
Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.
Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.
Zoti na ndihmoftë!