Tajlanda ka rihapur kufijtë për turistët plotësisht të vaksinuar, me mijëra udhëtarë që pritet të vizitojnë Bangkokun dhe Phuket ndërsa vendi do të rinisë turizmin pas 18 muajsh kufizimesh të Covid.
Pandemia e koronavirusit ka goditur shumë ekonominë e mbretërisë, me turizmin që përbën pothuajse 20% të të ardhurave të saj kombëtare. Pandemia shkaktoi krizën më të madhe ekonomike aziatike që nga viti 1997.
Nga 1 nëntori, autoritetet tajlandeze do të lejojnë turistët e vaksinuar nga më shumë se 60 vende që konsiderohen “me rrezik të ulët” të vizitojnë vendin.