Takefusa Kubo, është i huazuar nga Real Madridi te Mallorca.
Ylli japonez, Kubo thotë se qëllimi i tij kryesor është të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit.
“Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem pjesë e skuadrës së Real Madridit.
Sapo klubi të vendosë të më japë mundësin, do të tregoj gjithçka që mund të bëjë”, ishin fjalët e Kubos për Goal, përcjell lajmi.net.
Kubo nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me Real Madridin, në vitin 2019 nga FC Tokio, fillimisht ai ishte pjesë e ekipit të dytë të madrilenëve.
Pas tre viteve filloi stërvitjen me ekipin e parë, por ai u huazua te Villarreal, Getafe dhe më pas te Mallorca.
Aktualisht është i huazuar te Mallorca në sezonin e tij të dytë, në 21 paraqitje ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime.