Fjalë Kyçe

Takimi lamtumirës ZKM për takimin Kurti-Hovenier: Marrëdhënia me SHBA-në ka arritur në nivele të reja

Takimi lamtumirës ZKM për takimin Kurti-Hovenier: Marrëdhënia me SHBA-në ka arritur në nivele të reja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen e thellë ambasadorit Hovenier për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë.

Sipas ZKM-së në këtë takim u bisedua për progresin e arritur gjatë këtij mandati qeverisës dhe mandatit të ambasadorit Hovenier, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

“Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i Ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë. Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i dëshiroi ambasadorit Hovenier dhe familjes së tij shëndet të plotë dhe suksese në çdo hap të ardhshëm. Kosova do jetë gjithmonë shtëpi e tyre.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.