Fjalë Kyçe

Takimi vendimtar i Mbappes me Presidentin e PSG-së

Takimi vendimtar i Mbappes me Presidentin e PSG-së

Kylian Mbappé ka kërkuar të takohet me Nasser Al-Khelaifi në orët e ardhshme, ku pritet të kërkojë nga Presidenti i Paris Saint-Germain të negociojë një lëvizje për në Real Madrid.

Pavarësisht ardhjes së Lionel Messit nuk e ka ndryshuar dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas El Chiringuito ka zbuluar se 22-vjeçari ka thirrur një takim këtë javë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për t’i kërkuar atij të negociojë transferimin e tij në Real Madrid.

Real Madridi është i gatshëm të paguajë një shumë të konsiderueshme për Mbappen, që mendohet të jetë rreth 150 milionë euro.

E ardhmja e francezit në Paris është gjithnjë e më larg, sidomos pas ndeshjes së fundit në të cilën u fishkëllye nga tifozët në “Parc des Princes” të shtunën.