Fjalë Kyçe

Taksitë në veri kundër masave të Kosovës, policia nuk vepron

Taksitë në veri kundër masave të Kosovës, policia nuk vepron

Të gjitha taksi-kompanitë në katër komunat veriore të vendit kanë filluar sot punën e tyre, edhe pse me masat e zbutjes ndaj COVID-19 të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, funksionimi i tyre parashihet në fazën e tretë, përkatësisht nga data 2 qershor.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se në këtë drejtim, pjesëtarët e policisë nuk po ndërmarrin masa dhe janë vetëm spektatorë.

“Jo, pjesëtarët e policisë nuk po ndërmarrin masa për të parandaluar qarkullimin e auto-taksive në veri të Mitrovicës, Zveçan dhe në qytetet tjera të asaj pjese. Ata vetëm po i sugjerojnë vozitësit e këtyre taksive që t’i heqin firmat TAXI nga automjetet dhe asgjë më shumë”, kanë thënë këto burime.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me këtë çështje, por pa sukses.