Talibanët kanë përjashtuar vajzat nga shkollat e mesme afgane, pasi urdhëruan që vetëm djemtë dhe mësues meshkuj të ktheheshin në klasë.
Nxënëset e shkollës i thanë BBC-së se ishin të shkatërruara për shkak se nuk po mund të ktheheshin në shkollë. “Gjithçka duket shumë e errët”, tha njëra prej tyre.
Një zëdhënës i talebanëve ka thënë se kishte plane për të hapur shkollat e vajzave së shpejti.
Por ka frikë se Afganistani po kthehet në sundimin e ashpër të viteve 1990 kur ishte vendosur një ndalim i ngjashëm për shkollimin e vajzave.
Një deklaratë e lëshuar përpara hapjes së shkollave afgane të shtunën thuhet: “Të gjithë mësuesit dhe studentët meshkuj duhet të ndjekin institucionet e tyre arsimore”.
Shkollat e mesme janë zakonisht për nxënës të moshës 13 deri në 18 vjeç.