Fjalë Kyçe

Talenti 18-vjeçar nga Kosova, Leon Dajaku debuton në Bundesliga me Bayer Munichun

Talenti 18-vjeçar nga Kosova, Leon Dajaku debuton në Bundesliga me Bayer Munichun

Sulmuesi nga Kosova, Leon Dajaku ka fituar debutimin e tij me fanellën e klubit më të madh gjerman, Bayern Munichut.

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Wolfsburg të vlefshme për javën e 17-të në Bundesliga.

Fitorja e Bavarezëve erdhi falë golave të vonshëm nga Joshua Zirkzee dhe Serge Gnabry.

Ky takim do të mbahet në mend gjatë për talentin nga Kosova, Leon Dajaku, me prejardhje nga Skenderaj.

Dajaku arriti të debutojë me fanellën e Bavarezëve me vetëm 18 vjet pas transferimit të tij në verë në Allianz Arena.

Sulmuesi nga Kosova hyri në lojë në minutat shtesë në vend të gjermanit Gnabry, ndërsa pritet ta ketë një të ardhme të madhe.

“Urime që keni bërë debutimin tuaj, Leon Dajaku!”, ka shkruar Bayerni në faqen e tyre zyrtare.