Fjalë Kyçe

Talenti i Kosovës transferohet te Granada në Spanjë

Talenti i Kosovës transferohet te Granada në Spanjë

Mesfushori 22-vjeçar me origjinë nga Kosova, Eris Abedini ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike, pasi ka nënshkruar për 3 sezone me klubin spanjoll të Granadës.

Futbollisti i rritur në Zvicër te Lugano, ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pasi ka firmosur kontratën, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin spanjoll, që pak kohë më parë u përball me Teutën e Durrësit në turet eliminatore të Ligës së Europës.

Eris Abedini ka veshur fanellat e skuadrave si Lugano, Chiasso, Winterthur e Wil, ndërsa në nivel përfaqësueseje ka zgjedhur Kosovën dhe deri tani numëron dy ndeshje dhe një gol me 21-vjeçarët e “Dardanëve”.

Transferimi i tij në Spanjë erdhi falë një pune mjaft të mirë të menaxherëve Naim Bahtiri dhe Sasha Huet-Baranov, të cilët punojnë për agjencinë Fairsport, e cila menaxhon edhe mesfushorin e mirënjohur Stanislav Lobotka.