Fjalë Kyçe

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë tre vjeçare në Angli

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë tre vjeçare në Angli

Lojtarët shqiptarë që po arrijnë të bëjnë mirë në kampionatet angleze janë të shumtë.

I fundit që i është shtuar listë së tyre është Anis Mehmeti, lojtari i Shpresave të Shqipërisë i cili ka arritur të bëjë për vete drejtuesit e skuadrës së Wycombe Wanderers, të cilët kanë rënë dakort dhe kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Skuadra ku aktivizohet Mehmeti aktualisht ndodhet në ligën e tretë angleze dhe qëllimi kryesor i tyre këtë sezon është ngjitja në kategorinë e dytë angleze, dhe për këtë projekt shqiptari është parë shumë i rëndësishëm, përcjell express.

Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, sot ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2024 me klubin në fjalë.

Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championship ”, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës.