Përfaqësuesit e talibanëve dhe delegacioni afgan i kryesuar nga ish-presidenti Hamid Karzai thanë se do të vazhdojnë bisedimet e paqës.
Rreth 40 politikanë afgan, pa përfaqësuesit e qeverisë, u takuan me talibanët në Moskë për negociata të cilat synojnë të arrijnë paqes në Afganistan.
Të dyja delegacionet u pajtuan të vazhdojnë bisedimet në Katar përderisa ish-presidenti Karzai tha se diskutimet kanë qenë “të kënaqshme”.
Megjithatë, takimi u kritikua nga presidenti afgan, Ashraf Ghani i cili tha se “bisedimet janë mbajtur nga individë të pavarur”.
Takimi i Moskës erdhi pasi bisedimet më të gjera të paqes që përfshijnë zyrën politike të talibanëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, duket se po fitojnë një momentum të ri, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të talibanëve për t’u takuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e qeverisë afgane.