Fjalë Kyçe

Tani mund të vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç, ja mënyra e aplikimit

Tani mund të vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç, ja mënyra e aplikimit

Nga sot, edhe kosovarët mbi 18-vjeç mund të aplikojnë për t’u vaksinuar për COVID-19. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

Në këtë njoftim për media, MSH ka treguar edhe hapat për lënien e terminit. Ky vendim i MSH-së vjen në një situatë kur qytetarët e Kosovës janë duke hezituar që të marrin vaksinën AstraZeneca.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Të nderuar qytetarë, Nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/).

Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë
(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës: Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19, Për informata rreth vaksinës, Për informata rreth procesit të vaksinimit, Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit.