Fjalë Kyçe

Igli Tare e merr edhe një kosovar në Lazio

Igli Tare e merr edhe një kosovar në Lazio

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë një tjetër afrim të rëndësishëm tek ekipi italian.

Zyrtari i lartë i klubit ka arritur marrëveshjen me Florent Shehun.

17-vjeçari është kërkuar nga disa ekipe të rëndësishme në Europë, por në fund zgjodhi Lazion, pasi dhe Tare pati ndikimin e tij.

I riu ka lindur në Francë, zotëron pasaportën e Zvicrës, por është me origjinë nga Kosova.

Kalimin te skuadra italiane, ai e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Twitter.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3- vjeçare me Lazion. Falenderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besimin”, – shkruan ai.

Shehu ka luajtur për moshat e Levantes në Spanjë, ndërsa përfaqëson ekipin e Zvicrës U-17