Fjalë Kyçe

Task Forca e Policisë nis hetimet për një tender në Komunën e Prishtinës

Task Forca e Policisë nis hetimet për një tender në Komunën e Prishtinës

Task Forca Antikorrupsion e Policisë së Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me një tender në Komunën e Prishtinës.

Burimet e IndeksOnline të afërta me hetimet kanë thënë se pjesëtarët e kësaj Taskë Force shumë shpejt do të trokasin në dyert Prokurimit të Komunës së Prishtinës për të mbledhur dëshmitë mbi dyshimet e ngritura.

Rasti është duke u hetuar që një kohë dhe ka të bëjë për një keqpërdorim me ndriçim, vlera e të cilit është rreth 800 mijë euro.

Personat e dyshuar për këtë tender janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të intervistohen nga zyrtarët e kësaj Task Force.