Fjalë Kyçe

Tatuazhet më të këqija të sportistëve

Tatuazhet më të këqija të sportistëve

Futbollistët  janë më të famshmit tani për tani për tatuazhet e tyre të shumta në trup. Shumë prej tyre janë pashije-për dikë nejse- por për disa është me të vërtetë e pamohueshme se janë dështime.

Pasi ndeshjet e futbollit janë ndaluar dhe të gjitha ngjarjet sportive janë pezulluar për shkak të pandemisë njerëzit tani kanë kohë të vërejnë disa aspekte të personazheve të fushave sportive që nuk ishin aq të interesuar më parë.

Tatuazhet aq sa janë atraktive për shumë njerëz janë edhe aksident në pritje. Ja disa prej dështimeve nga sportistët e ndryshëm që kanë bërë tatuazh.

Vrapuesi paraguaian Derlis Ayala me entuziazëm të madh i kishte pritur lojëra olimpike që do të duhej të mbaheshin në Tokio verën e 2020’s. Për Ayala nuk mund të thuhet se është tatuazh i shëmtuar, por fatkeqësi, pasi lojërat për herë të parë në histori u shtynë për një vit më vonë.

https://www.instagram.com/p/B-H0FUEjFPl/

Një prej sportistëve është edhe futbollisti serb Uros Vitas, i cili në barkun e tij ka tatuazh fytyrën e gruas së tij Andrijana. Me gjithë respektin për përkushtimin e tij ndaj gruas, ky tatuzh nuk i bën nderë asaj aspak.

Ylli i Anglisë dhe ende një person në vëmendjen e opinionit publik mbetet David Beckham që ka mbi dyzet tatuazhe në trup e si më e keqja është gjithsesi ajo në kokë.

Argjentinasi Nikolas Otamendi që është kampion i Anglisë me Manchester City megjithëse nuk ka treguar formë të mirë në sezonin e fundit , si duket e ka llogaritur trupin e tij si panel reklame pas karrierës së tij në futboll. E ka mbushur shpinën e tij me tatuazhe të figurave të personazheve të serive televizive. Aty gjenden Walter White nga Breaking Bad, Ragnar Lothbrok nga Vikings dhe Thomas Shelby nga Peaky Blinders.

Futbollisti Eljero Elia e meriton një vend në këtë listë pasi ai ka tatuazh në pulpën e këmbës së tij figurën e kupës kombëtare holandeze në futboll me klubin e tij Feyenord si fitues. Për fat të tij të keq viti i fitores dhe emri i klubit janë shkruar gabim.

https://twitter.com/NLVoetbal_news/status/1124570464620302336