Fjalë Kyçe

Taulant Kryeziu do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin në Kuvendin e Kosovës

Taulant Kryeziu do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin në Kuvendin e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme u mbajtën zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës.

Sipas rezultateve preliminare nga ana e Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi sipas rezultateve nga KQZ, ka arritur të marrë 51,64 për qind të votave, duke lënë mbrapa kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudari me 36.97 për qind dhe Naim Fetahu nga PDK me 12.40 për qind.

E sipas kësaj pas zgjedhjes së Bulliqit kryetar i njëjti pritet që të liroj edhe ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës.

Telegrafi mëson se Bulliqin në Kuvend pritet ta zëvendësoj Taulant Kryeziu i cili në zgjedhjet e tetorit në vitin 2019 ka arritur të marrë 6 mijë e 968 vota.

Zëvendësimi i Bulliqit në Kuvend pritet të bëhet pas certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.