Më 14 prill, reperja Tayna ka publikuar projektin e fundit, të titulluar “A jo”.
Ndërsa, tani klikimet në YouTube kanë arritur shifrën mbi një milionë.
Në lidhje me këtë, Tayna postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku edhe njoftoi se kënga e saj tashmë ka kapur një milionshin e parë.
Tekstin e këngës që erdhi vetëm audio, e shkroi vetë reperja, ndërsa miksimi u bë nga Cricket e beati nga O.Y Productions.