Fjalë Kyçe

Të burgosurit në Gërdovc nuk do ta kalojnë kohën kot, hapet fabrikë brenda burgut

Të burgosurit në Gërdovc nuk do ta kalojnë kohën kot, hapet fabrikë brenda burgut

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacion nga UNOPS-i, makina për prodhimin e letrës higjienike dhe letrës së kuzhinës, ky donacion i dedikohet aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje.

Përmes këtij donacioni, në Burgun e Sigurisë së Lartë do të angazhohen në punë rreth dhjetë të burgosur, e që gradualisht synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në letër higjienike për 50%, si dhe në rritjen e nivelit të higjienës dhe pastërtisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Përveç kësaj, me angazhimin e të burgosurve në pune të tilla, normalizohet edhe  jeta e përditshme në burgje.

Produktet e prodhuara nga të burgosurit e BSL-së, do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese, e në të ardhmen të plasohen edhe në tregun vendor.

Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë  mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me donatorët për projekte të tilla edhe në të ardhmen.