Fjalë Kyçe

Të dielën mot me diell dhe reshje në formë të stuhive lokale

Të dielën mot me diell dhe reshje në formë të stuhive lokale

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP, që nga ora 09:00-17:00 mundësisht mos të jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbahet çadër, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krem kundër rrezeve të diellit).

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /