Fjalë Kyçe

‘Të dyja këmbët i ka të thyera’: Policia jep detaje të reja për të lënduarin nga aksidenti në Gjakovë

‘Të dyja këmbët i ka të thyera’: Policia jep detaje të reja për të lënduarin nga aksidenti në Gjakovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Denj të Gjakovës, midis një kamioni të mbeturinave dhe një veture, ku një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore, duke iu thyer të dyja këmbët.

Shefi i trafikut rajonal i Gjakovës, Albin Sahatqija ka dhënë detaje të reja për Gazetën Metro, i cili ka konfirmuar se njëri nga dy punëtorët e lënduar ka thyer të dyja këmbët, e që sipas mjekëve njërën dyshohet se e ka humbur.

“Kamioni i mbeturinave ka qenë i ndalur në rrugë, ndërsa një veturë me shpejtësi ka goditur kamionin, ku ka lënë të lënduar dy punëtorët të cilët ishin prapa kamionit. Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri që është lënduar më rëndë ka thyer të dyja këmbët dhe sipas mjekëve dyshohet se njërën e ka humbur”, ka thënë Sahatqija.

Ai tutje theksoi se i dyshuari i cili shkaktoi këtë aksident është arrestuar nga policia.