Fjalë Kyçe

Të dyshuarit për krime lufte në Kosovë i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarit për krime lufte në Kosovë i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

Këshilli i posaçëm për krime lufte në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Zllatan Kërstiqit nga Kragujevci i Serbisë.

Lajmi për zgjatjen e paraburgimit, për agjencinë serbe të lajmeve tanjug e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Dejan Vasiq.

Kërstiq në mesin e muajit prill ishte arrestuar me dyshimin për krime lufte në Kosovës.

Dyshohet se këto krime Kërstiq i ka bërë në fshatin Nerodime e Ultë në Ferizaj, transmeton Koha.net.

Kundër Kërstiqit po zhvillohen hetime me dyshimin se si pjesëtar i policisë serbe kishte marrë pjesë në vrasjen e katër civilëve dhe në dëbimin e 19 anëtarëve të familjes Nuha në Nerodime të Ultë të Ferizajt.