Fjalë Kyçe

Të gjitha gjërat që duhet të i dini rreth ‘iPhone 11”

Të gjitha gjërat që duhet të i dini rreth ‘iPhone 11”

Kompania e paisjeve teknologjike ‘Apple’ do të na njoftoj me telefonin e ri me 10 shtator.

Ne fakt ne jemi duke pritur të na tregon 3 telefona të rinj.Nëse janë ashtu siç kemi dëgjuar, telefonat e rinj te ‘Apple’ tani do të mbajnë edhe nofkën ‘Pro”.

Shumica e ndryshimeve të telefonit të rinj do të jenë në pjesën e brendshme të telefonit, kështu që le të kthehemi tek ai emër për një moment, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

iPhone 11 Pro, tingëllon në rregull, por iPhone 11 pro Plus dhe iPhone 11 Pro Max?? Në vitin e kaluar, ne kemi e kemi menduar se deri ku mund të shkoj Apple me emrat e iphone. Nëse këto thashetheme janë të vërteta atëherë, viti 2019 mund të jetë viti kur apple zyrtarisht do të mbarojë me ide të mira për emrat e telefonave.

Po ashtu, mendohet se Apple do të lansojë edhe një pasardhës të iPhone Xr, dhe thuhet se do të quhet iPhone 11R. Për dallim nga iPhone 11 që do të mbajë një sistem të trefishtë të kamerave, iPhone 11R do të mbajt një sistem të dyfishtë, por nëse ju pëlqejnë ngjyrat atëherë ekziston mundësia për ngjyrë të gjelbër të telefonit.