Prishtina Heatsave ka njoftuar se nga 12 shtatori deri më 17 shtator do të fillojë instalimi i njehsorëve në radiatorë në Qendër të Prishtinës.
Të hënën fillon instalimi në rrugën “Agim Ramadani/Aktash” dhe rruga “UÇK”. Edhe të martën do të vazhdojë instalimi në këtë pjesë për të shkuar më pas në rrugën “Hajdar Dushi”, nga 16 dhe 17 shtator do të bëhet instalimi në rrugën “Luan Haradinaj”, soliteri “Avalla”, B1 dhe B2.
“Ju lutem të hapni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që të pajiseni me valvula termostatike, termokoka, si dhe alokatorë. Koha për të përfituar nga ky investim është e limituar”, thuhet nga Prishtina HeatSave.