Fjalë Kyçe

Të hënën nis shitja e biletave për miqësoren e parë të muajit marsit të Kosovës

Të hënën nis shitja e biletave për miqësoren e parë të muajit marsit të Kosovës

Të hënën tifozët e Kosovës mund të blejnë biletat për ndeshjen miqësore të Kosovës, ndaj Burkina Faso.

Më 24 mars Kosova do të zhvillojë miqësore me ekipin nga Afrika, Burkina Faso.

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se biletat do të dalin në shitje të hënën në platformën online, me fillim nga ora 16:00.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online. Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00”, transmeton lajmi.net

Çmimet për bileta do të jenë: Veri – Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe zona VIP 80 euro.