Të hënën QKUK-ja në grevë, përveç shërbimeve emergjente.
Të hënën nga mëngjesi të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të futen në grevë 24 orëshe.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e ka lajmëruar menaxhmetin e QKUK-së se të hënën punëtorët do të qëndrojnë në grevë si pasojë e mospërmbushjes se kërkesave për rritjen e pagave nga janari i ardhshëm, raporton Koha Ditore.
Drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu ia ka konfirmuar gazetës një gjë të tillë.
“Sindikata na ka njoftuar për këtë grevë. Grevë do të zgjatë 24 orë. Në grevë siç është paralajmëruar do të futet e gjithë QKUK-ja përveç shërbimeve emergjente”, ka thënë ai.