Fjalë Kyçe

Të hënën votohet në Kuvend për Projektligjin e buxhetit të vitit 2021

Të hënën votohet në Kuvend për Projektligjin e buxhetit të vitit 2021

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Në këtë seancë pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Gjithashtu, në këtë seancë do të hidhen për votim edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Kjo seancë vjen pasi Gjykata Kushtetuese të hënën e shpalli të zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese Qeverinë Hoti. Kryeministri Hoti, ndërkaq, tha se e respekton vendimin e Gjykatëskëtë vendim, thjesht duke kërkuar të mos shpërnahet Kuvendi para se të miratohet ligji i buxhetit të vitit të ri.