Fjalë Kyçe

Të infektuarit e fundit, 14 raste nga Malisheva, 11 nga Gjilani, 1 nga Gjakova

Të infektuarit e fundit, 14 raste nga Malisheva, 11 nga Gjilani, 1 nga Gjakova

Instituti i Shëndetit Pulbik ka njoftuar që nga 100 të testuarit gjatë ditës së sotme, 26 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërkaq,14 raste janë nga Malisheva, 11 nga Gjilani dhe 1 nga Gjakova.

Në njoftimin e IKSHPK-së, thuhet se të gjithë të rezultuarit pozitiv me Covid-19, janë raste që kanë pasur kontakte me të infektuarit e parë të konfirmuar më herët.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Tashmë numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar 62 dhe një person ka ndërruar jetë na Covid-19.