Real Madridi ka bërë një hap përpara për t’u rikthyer në futboll.
Klubi spanjoll i ka mbajtur të informuar lojtarët, stafin e trajnerëve dhe pjesën tjetër se kur mund të rikthehen.
Të mërkurën, lojtarët e Los Blancos do të testohen për coronavirus, në mënyrë që gjithçka të jetë e gatshme për të filluar me stërvitjet individuale.
La liga ka bërë të ditur se nga dje (4 maj) klubet mund të fillojnë me stërvitjet individuale, derisa më 18 maj do të jenë ato grupor, por jo më shumë se tre lojtarë.
Kur të përfundojnë të gjitha analizat e lojtarëve dhe Real Madridi t’i ketë rezultatet, atëherë do të vendoset për hapin tjetër.
Rikthimi i futbollit në Spanjë pritet të ndodhë shumë shpejtë, mirëpo që nuk duhet nxituar në hapat e fundit.