Fjalë Kyçe

Të mërkurën MDIS-i hap panairin e artizanaleve

Të mërkurën MDIS-i hap panairin e artizanaleve

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës,  nga data 24 -27 korrik 2019 , në Prishtinë, mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale.
Në këtë panair, i cili organizohet në kuadër të manifestimit tashmë tradicional “Ditët e diasporës”, do të prezantohen prodhime të ndryshme.
Hapja e panairit:
Data:24 korrik 2019
Koha:11:00
Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë