Fjalë Kyçe

Të premten mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Të premten mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë këtë të premte mbledhjen e radhës të përbashkët.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Po”, tha shkurt ai për Reporteri.net.

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet ditën e premte, më 26 Nëntor, në qytetin e Elbasanit.

Që prej vitit 2014, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë zhvillojnë mbledhje për të vijuar bashkëpunimin dhe për të nënshkruar marrëveshje në fusha të ndryshme.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e të dyja qeverive. E fundit u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti.