Neymar nuk do të jetë i gatshëm të luajë me PSG deri në fillim të sezonit në Ligue 1, njofton L’Equipe.
Sipas gazetës franceze, procesi i rimëkëmbjes së futbollistit është më i ngadalshëm se sa pritej.
Neymar do të humbas miqësoren kundër Sydney, e planifikuar për të martën në Kinë.
Braziliani gjithashtu nuk do të luajë edhe në Superkupën e Francës, ku PSG përballet me Rennes më 3 gusht.
Neymar ishte lënë jashtë ekipit edhe në miqësoren e fundit, që kampionët e Francës e humbën kundër Interit.