Të reshurat e mëdha që kanë rënë në orët e pasdites ka shkaktuar dëme të mëdha në Podujevë dhe Vushtrri.
Policia e Kosovës njofton se fshatrat që kanë pësuar më së shumti janë:
” Lupç i Poshtëm, Bellopojë, Batllavë, Brainë (dëmtim i një ure) dhe Gërdoc të Podujevës dhe Dumnicë, Stanofc dhe Lumi i Madh të Vushtrrisë”.
Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi i tha Klan Kosovës se edhe në rrugët magjistrale që lidhin këto dy qytete janë vërshuar në disa pjesë.
“Edhe rrugët magjistrale që lidhen këto dy qytete me Prishtinën kanë qenë të vërshuara në disa pjesë. Policia ka dal në teren bashkë me ekipet tjera relevante, në këto momente (ora 22), niveli i ujit ka filluar të bie”.