Fjalë Kyçe

Të rinj të talentuar dhe “Topa të Artë”, ja yjet që u përfundon kontrata në fund të sezonit

Të rinj të talentuar dhe “Topa të Artë”, ja yjet që u përfundon kontrata në fund të sezonit

Pak ditë nga hapja e merkatos së dimrit, kthehen në temë të rëndësishme situatat kontraktuale të atyre lojtarëve që do të jenë të lirë në qershorin e ardhshëm dhe që 6 muaj më parë, pra pikërisht duke filluar nga janari, mund të gjejnë akorde dhe të firmosin për skuadra të tjera për sezonin e ardhshëm.

Mes opsioneve të mundshme janë rinovimi, shitja në merkaton e dimrit, apo largimi me parametra zero në fund të sezonit.

Duke parë listën e lojtarëve në skadencë kontratë vë re se si okazionet me kosto zero këtë vit do të jenë vërtet shumë.

Për si përket italisë, e pamundur të mos nisesh nga Milani dhe nga rastet e kontratave të Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, me të cilët kuqezinjtë ende nuk kanë arritur të gjejnë mirëkuptimin për rinovimin.

Ndërkohë për sa i përket mbrojtësave kush nuk do të kishte dëshirë të kishte në skuadër Sergio Ramos. Juventusi me siguri e do, por do të varet shumëçka edhe nga dëshira e kapitenit të Realit.

Ka dhe okazione prej Topi të Artë, pasi mes lojtarëve në skadencë në qershor të 2021-shit, është edhe Luka Modric, fitues i cmimit prestigjioz në 2018, por mesfushori i Realit nuk është i vetmi me shumë eksperiencë në listën e okazioneve të mundshme me kosto zero.

Klubet e mëdha kanë hedhur sytë mbi David Alaban që Bajerni po tenton ta mbajë me cdo kusht, por nga Bavaria mund të largohet edhe 32-vjeçari Javi Martinez, pa harruar Jerome Boateng edhe ai me kontratën që i përfundon.

Ekesperienca nuk i mungon sigurisht as Georginio Wijnaldum, që do të jetë i lirë nga Liverpool në qershor, Julian Draxler që është në skadencë me PSG, apo lojtarë si Edinson Cavani e Juan Mata të Manchester United dhe Mesut Ozil i Arsenalit.

Një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave me kosto zero? Këtë vit ëndërra është e mundur, edhe pse për pak klube që mund ti lejojnë vetes të paguajnë rrogën e Lionel Messit që në verë nëse nuk rinovon, mund të lërë Barcelonën në skadencë kontrate. Për të mbetur të katalanasit, klubi blaugrana është në “pole position” për Memphis Deepay, që Lioni mund të vendosë ta shesë që në janar duke e parë që me siguri nuk do të rinovojë.

Holandezi nuk është i vetmi okazion që ofron Ligue 1, pasi në qershor skadon kontrata e Angel Di Maria me PSG-në, ashtu si ajo e Thauvin me Olimpikun e Marsejës.

Ende pezull është edhe e ardhmja e Sergio Aguero, në skadencë me Manchester City-n ashti si edhe Giroud te Chelsea dhe Lingaard të United.

Ndërkohë që në Spanjë të tjera okazione me paramaetra zero janë dhe Lucas Vazques i Realit të Madridit apo Diego Costa që la Atletikon.