Fjalë Kyçe

Të shtëna armësh në një qendër tregtare në Wisconsin, një i vdekur – policia në kërkim të sulmuesit

Të shtëna armësh në një qendër tregtare në Wisconsin, një i vdekur – policia në kërkim të sulmuesit

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta të dielën pas të shtënave në Fox River Mall në Grand Chute, Wisconsin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari besohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes para se në vendin e ngjarjes të mbërrinin autoritetet policore.

Agjenci të shumta të zbatimit të ligjit iu përgjigjën një thirrje të qendrës tregtare rreth orës 3:30 pasdite sipas kohës lokale për të shtëna brenda një prej korridoreve kryesore të qendrës tregtare.

Zyrtari i Informimit Publik i Policisë, Travis Waas, gjatë një konferencë për shtyp të dielën ka thënë se hetuesit kanë identifikuar dhe po intervistojnë disa dëshmitarë.