Të shtëna armësh janë dëgjuar sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Lajmin për gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Fehmi Agani” në Prishtinë.”
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.”
“Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”.
“Rasti është iniciuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, u shpreh Ahmeti.