Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë në një pikë karburanti në Milloshevë

Të shtëna me armë në një pikë karburanti në Milloshevë

Në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë ka pasur gjuajtje me armë në një pikë karburanti, ku ka mbetur i plagosur një person.

Indeksonline ka kontaktuar me Bajram Krasniqin, zëdhënës nga Policia e Kosovës, për ta pyetur rreth këtij rasti.

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti. “

“Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty, fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po ekzaminon vend-ngjarjen”, u shprehë Krasniqi.