Një burrë është qëlluar nga një person i armatosur në një xhami në Paris, sipas medieve Franceze. Të shtënat kanë ndodhur në oborrin e Rue de Tanger të Parisit.
I plagosuri raportohet se është rreth të 30-tave dhe është qëlluar dy herë në këmbën e djathtë dhe momentalisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sakaq, raportohet se në momentin që kanë ndodhur të shtënat në xhami ndodheshin rreth 15 persona. Besohet se pasi ka qëlluar mbi 30 vjeçarin, agresori është larguar nga vendi i ngjarjes me një biçikletë.