Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informata për të shtëna me armë në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se sipas informatave të deritashme nuk ka të lënduar. Policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në dy lokacione afër rrugës ‘Bedri Shala’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar”, tha Ahmeti.