Në qytetin e Prizrenit respektivisht në afërsi të spitalit të këtij qyteti, në orët e para të mbrëmjes së sonte, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Në këtë rast ishin të përfshirë disa persona, arma është konfiskuar dhe është gjetur një gëzhojë në vend të ngjarjes.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ku tha se një person është arrestuar ndërsa nuk ka të lënduar.
“Afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar të dyshuarit janë arrestuar. Deri te gjuajtja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Një gëzhojë është gjet në vendngjarje, disa persona janë duke u intervistuar, tha ai.