Në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Lubotenit, çka bëri që Policia të patrullojë në fshatin Strazhe të Kaçanikut, raporton Gazeta Sinjali.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, derisa Policia po kontrollonte personat që ishin duke u kthyer nga Luboteni, është ndalur për kontroll një person tek i cili është gjetur një pistoletë me një karikator dhe pa fishekë.
32-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.