Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Klinë

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Klinë

Të shtëna me armë zjarri pati sot në komunën e Klinës.

Disa persona të panjohur gjuajtën me armë në drejtim të një shtëpie banimi të serbit, Zoran Kostiq.

Sipas burimeve të Indeksonline personat e dyshimtë kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri nga vetura në drejtim të kësaj shtëpie.

Personat në fjalë mbeten ende të paidentifikuar për Policinë e Kosovës.