Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri në Istog, flasin nga Policia

Të shtëna me armë zjarri në Istog, flasin nga Policia

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut.

Policia njofton se nuk ka pasur asnjë të lënduar si pasojë e këtyre të shtënave.

Kështu ka bërë të ditur për Experess, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 22:30 minuta policia është informuar se në fshatin Gurrakoc të Istogut ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe fatmirëissht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha ai.

Rugova gjithashtu tha se janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të kyçur në këtë rast.