Të shtëna me armë zjarri ka pasur pak më parë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘Astrit Rrushi’, ndërsa të shtënat dyshohet të jenë shkaktuar nga një veturë në lëvizje.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme”, u shpreh Borovci.
Ai poashtu theksoi se aktualisht policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin.