Fjalë Kyçe

Të shtëna në New Orleans, njëmbëdhjetë viktima

Të shtëna në New Orleans, njëmbëdhjetë viktima

Policia në New Orleans thotë se 11 persona janë lënduar nga të shtënat e armëve pranë lagjes franceze të qytetit.

Sipas BBC, mediat amerikane cituan një oficer teksa thoshte se dy persona janë në gjendje kritike për jetë, deri më tani nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Incidenti ndodhi në Canal St midis rrugëve Bourbon dhe Chartres rreth orës 03:20 me kohën lokale.

Policia tha në njoftimin e tyre në Twitter se “një i dyshuar ishte arrestuar afër vendit të ngjarjes”.

Ata më vonë deklaruan se akoma nuk kanë bërë asnjë deklarim pasi akoma nuk dihet kush mundet të jetë i dyshuari për rastin.

11 të lënduarit janë dërguar në spital, policia dhe ekipet e mjekësisë ligjorë janë akoma në vendin e e ngjarjes.