Të shtunën më 15 janar, më fillim nga ora 13, do të protestohet përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, në përkrahje të Bosnie e Hercegovinës.
Marshi mbështetës po bëhet në kuadër të krizës politike dhe prtoestave të shumta tash e disa ditë në Bosnie.
Marshi është ftuar nga Iniciativa NASA, e cila thotë se nisma e tyre po bëhet për të kundërshtuar ndarjen e Bosnies.
“Në momentet kur rishfaqen idetë për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës, ku glorifikohen kriminelët e dënuar të luftës dhe kërcënohen sërish armët dhe konfliktet, nuk mund dhe nuk guxojme të heshtim. NAŠA por fton të gjithë boshnjakët, por edhe njerëzit e tjerë, pa dallim përkatësie politike dhe dallime të tjera të mundshme, të bashkohen me ne marsh!” thuhet në njoftimin e Iniciativës transmeton indeksonline.
Bashkë me thirrjet për marsh, është thirrur edhe respektimi i masave anti-COVID.
Marshi i nisur nga shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, do të drejtohet kah Shadërvani, ku përfaqësuesit e organizatorëve do t’u drejtohen qytetarëve të mbledhur.