Dje në fshatin Dimcë në Han të Elezit, është raportuar se një person është sulmuar nga një ujk.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.