Fjalë Kyçe

Tekniku bullgar flet para ndeshjes me Kosovën

Tekniku bullgar flet para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së të hënës mbrëma ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova është mysafire e Bullgarisë në takimin e tretë të vlefshëm për kualifikimet në Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri bullgar Balakov, i cili ka thënë se Kosova është një ekip cilësor dhe i vështirë, por do të mundohen t’i marrin tri pikët pasi ky është shansi i tyre i fundit për kualifikim në Euro 2020.

“Kosova luan futboll të hapur, duke ecur përpara. Ata kanë një portier që luan shumë mirë me këmbë, gjë që nuk është e mirë për ne”, ka thënë fillimisht Balakov në konferencën për shtyp.

“E njoh trajnerin e tyre mjaft mirë – një specialist shumë kreativ dhe me përvojë. Ata nuk kanë frikë dhe nuk bëhen mërziten të luajnë në pjesën e kundërshtarit”.

“Ata kanë futbollistë cilësorë. Ndryshe nga ne, çdo gjë që ata bëjnë është e mirëpritur. Ne presim një lojë shumë të vështirë, por nuk kemi shanse të tjera. Në çdo fushë duhet të jemi më të mirë se ata”.

“Unë gjithmonë mendoj për kritikën tonë konstruktive, por disa prej tyre ishin paksa të panevojshme në ndeshjen me Republikën Çeke”.

“Çdo gabim nga ajo ndeshje, duhet ta rregullojmë tani. Kemi opsione të ndryshme të lojës. Shpresojmë të fitojmë tri pikë”.

“Është logjike të përpiqesh të rifreskosh ekipin. Pas trajnimit do të shohim se cila është situata dhe vendimet e vështira do të vijnë nesër”, përfundoi trajneri bullgar.