Fjalë Kyçe

Tekniku i Feronikelit flet pas fitores ndaj Llapit

Tekniku i Feronikelit flet pas fitores ndaj Llapit

Trajneri i Feronikelit, Zekirja Ramadani është shprehur shumë i lumtur për fitoren në derbi ndaj Llapit me rezultat 2:0, në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës.

Trajneri i skuadrës “Niklit” ka deklaruar se skuadra e Llapit zhvilloi lojë më të bukur se sa skuadra e tij, por që futbollistët e tij u treguan më të matur.

“Një fitore e vlefshme, por nuk ka përfunduar asgjë. I urojë futbollistët për lojën e treguar dhe tifozët që në përkrahën tërë ndeshjen. Megjithatë, Llapi zhvilloi një ndeshje më të mirë sot”, deklaroi Ramadani.

Tutje ai ka shtuar se nuk e anashkalon skuadrën e Llapit në garën për titull dhe së bashku me Prishtinën do të jenë në garë për titull deri në fund të sezonit.